Thaçi flet pas intervistimit nga Specialja, tregon çfarë e pyetën prokurorët

Presidenti Hashim Thaçi pas orësh marrje në pyetje nga Gjykata Speciale në një paraqitje të shkurtër për media ka bërë të ditur se do të intervistohet edhe nesër.

Thaçi ka thënë se sot ka dëgjuar shkëmbimet mes avokatit të tij, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit z. Prosper dhe prokurorëve, çështjet sqaruese teknike dhe në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK, kështu që do të vazhdon nesër”, ka deklaruar Thaçi pas intervistimit.

Gazetarët tentuan t’i bëjnë pyetje por presidenti Thaçi nuk pranoi.

SHPËRNDAJE