Thaçi frikësohet nga Bekim Jashari, dy drenicakë i shkojnë në zyrë

Shkruan: Ervin Shkulaku

Nuk kaloi as një ditë nga propozimi i rëndësishëm i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të zëvendësohej në dialog me Kryetarin e Skënderajt Bekim Jashari dhe menjëherë dy drenicakë shkuan te zyra e presidentit.

Deputetja tjetër e PDK-së Ganimete Musliu dhe Sami Lushtaku shkuan në zyrën e Thaçit dhe e dhanë mesazhin se baza ende e do atë.

“Nje politikan ka gjithmonë karakter perderisa ai nuk shkëputet nga baza!
E. Kupke

Vazhdo me besim të plotë #PRESIDENT” shkruan Musliu.

E këtu duket qartë se Thaçi u frikësua nga propozimi për Bekim Jasharin dhe menjëherë siç duket i ka thirrur dy figura nga Drenica për ta mbështetur.

Por këta nuk janë baza, siç thotë Musliu. Baza është populli i Drenicës, ai popull që Musliu kërcente valle gjatë fushatës dhe mori votën nga ata.

Dhe populli i Skënderajt por pse jo edhe i Drenicës është me Bekim Jasharin dhe do të ishte e denjë që propozimi i deputetit Kamishi të bëhej realitet.

Edhe PDK duhet ta kuptojë se figura e Hashim Thaçit tashmë është konsumuar dhe duhet të gjejë energji të reja nëse dëshiron me të vërtetë ndryshimin dhe shkëlqimin e mëparshëm.

Prandaj, sa nuk është vonë PDK duhet t’i bëjë ftesë nipit të Adem Jasharit që t’i bashkohet kësaj partie dhe ta udhëheqë atë.

Me Kadri Veselin në krye vështirë se do të arrije ndonjëherë të marrë postin e kryeministrit, përkundrazi./albeu/

SHPËRNDAJE