Thaçi ‘godet’ ambasadorin britanik. E quan fëmijë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, është pyetur edhe për largimin e ambasadorit britanik Ruairi O’Connell, kur ai para disa ditësh po fliste për Gjykatën Speciale.

Thaçi tha se në ato moment as që kishte shikuar se kush po qëndronte mbrenda apo kush po dilte jashtë, duke shtuar se ka qenë në rregull nëse ai është larguar për punë të veta.

”Unë as kam shikuar as kam vërejtur që ka qenë brenda e as që kam vërejtur që ka dalur jashtë. Nëse ka dalur për punë të tij, ajo është shumë e arsyeshme’’, ka shtuar Thaçi, transmeton Periskopi.

Por Thaçi thotë se në qoftë se O’Connell u largua si pasojë e deklaratës së tij, atëherë e quan sjellje frostruese, fëmijërore e të papërgjegjshme.

‘’Nëse është përe atë arsye, konsideroj se ka bërë sjellje frostruese, fëmijërore, aspak demoktratike dhe e papërgjegjshme’’, theksoi Thaçi.

Presidenti Thaçi kishte deklaruar se kishin vendosur ta udhëhiqnin një proces të padrejtë ndaj Kosovës dhe se u mashtruan nga ndërkombëtarët që dhanë premtime në këmbim të Speciales e nuk e realizuen asnjë prej tyre./Periskopi/

SHPËRNDAJE