Thaçi humb besueshmërinë e qytetarëve – Ky është niveli i kënaqshmërisë ndaj Kurtit dhe Osmanit

Qytetarët e Kosovës kanë kthyer besimin në institucionet e vendit sidomos në Qeveri e Kuvend. Kështu tregojnë gjetjet e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së e bërë gjatë muajit prill.

Aty thuhet se nivelet e kënaqshmërisë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010.

Gjetjet e kësaj ankese tregojnë se: 60.7% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, 65.4 për qind me punën e Kryeministrit. Ndërsa kënaqeshmëria e qytetarëve me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës sipas kësaj ankete ka arritur vlerën rekord prej 72.4%. Por aty theksohet se kënaqshmëria e qytetarëve ka rënë sa i përket punës së Presidentin me 18.7%. Sipas gjetjeve të anketës 33.6% e qytetarëve do të ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike.

Por përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka pakënaqshmëri me drejtimin politik të Kosovës. Qytetarët ndër problemet kryesore e shohin papunësinë, korrupsionin dhe varfërinë. Ndërsa shumica prej tyre thonë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në baza meritore.

Ndërsa 65.9% e qytetarëve kanë thënë se pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike. Por shumica e tyre kanë thënë se janë të kënaqur me masat e marra nga institucionet në luftën ndaj pandemisë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE