Thaçi i përgjigjet Veselit

Ish-Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka thënë se asnjë parti nuk e ka kapur për hunde. Ka thënë se bashkëpunon me të gjitha partitë e liderët institucionalë.

“ Unë bashkëpunoj me të gjitha partitë respektoj të gjithë liderët dhe nuk lejoj mem kap për hunde e as mem kap për hunde. Si kam dëgju në cfarë konteksti flasin por bashkëpunoj me të gjithë dhe i respektoj të gjithë.

Reagimi i Thaçit vjen pak ditë pasi Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli tha se Hashim Thaçi i ka kapur për LDK’në dhe Vetëvendosjen dhe po i tërheq në agjendën e tij.

“Një situatë duhet ta kemi parasysh, nuk e di pse e bën presidenti, por për hunde i ka kapur – LDK-ja dhe Vetëvendosja kanë mbetur viktima. Presidenti ua gjuan si kocka, ata shkojnë dhe flasin ‘korrigjim i rëndë’, ‘korrigjim i lehtë’”, kishte thënë Veseli.

SHPËRNDAJE