Thaçi i thotë gazetarit: Unë s’mund të flas në emër të Vuçiqit siç bëni ju

Përveç akuzave që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë në vazhdimësi mediave në muajin e fundit, për siç ka thënë ai “Fake Newes’, apo lajme të rreme, ai sot ka pasur problem në konferencë edhe me pyetjen e një gazetari.

Përderisa gazetari Fitim Gashi, po e pyeste presidentin për deklarimet e Vuqiqit për Mitrovicën e veriut, i pari i vendit, i është drejtuar gazetarit duke thënë se nuk mund të flas në emër të Vuçiqit siç e bëjnë shpesh gazetarët, shkruan GazetaBlic

“Unë në emër të Vuçiqit siç flisni ju nganjëherë nuk mund të flasë, mediumi juaj, por nëse juve ju brengos pretendimi territorial, apo e drejta që e prezantojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, është tjetër.

Nuk është prezantuar më parë, ngase nuk është institucionalizuar si kërkesë kjo ide, dhe të them të drejtën unë nuk e mbaj përgjegjësinë që prej 92’ qka ka ndodh e deri në 99’ ose 2000- 2001.
Unë flas vetëm nga momenti që e kanë institucionalizuar kërkesën e tyre shqiptarët e Luginës, Preshevës dhe Bujanocit, dhe e theksoj që do të prezantohet në tavolinën e Brukselit.

Por theksoj nuk do të ketë ndarje, nuk do ketë shkëmbime nuk do këtë autonomi “Republika Srbsk”, kushdo që e ngrit qoftë Vuçiqi qoftë Daçiqi qoftë të tjerët në Serbi, prandaj këtë kasavet hiqeni sot edhe ju edhe mediumi juaj edhe të gjithë” ka thënë Thaçi.