Thaçi i uron shërim të shpejtë Hotit: Shpresoj të rikthehemi në normalitet

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti pasi rezultoi pozitiv për koronavirus.

Ai përmes një postimi në Facebook, uroi shërim të shpejtë Hotit dhe çdo qytetari të infektuar.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje të zbatohen rekomandimet e IKSHPK’së.

Ky është postimi i plotë:

‘’Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19.

Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë.

Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH’’.

SHPËRNDAJE