Thaçi ia thotë në sy Vuçiqit- Jemi vonuar për themelimin e Ushtrisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për themelimin e Ushtrisë së Kosovës në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Thaçi tha që themelimi i Ushtrisë i Kosovës është vullneti i qytetarëve dhe që Kosova ka të drejtë ta ketë Ushtrinë .

“Të nderuar të pranishëm, asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë në javën e kaluar, ajo çfarë ka ndodhur është një vendim krejt normal. Nëse Kosova ka bërë gabim, është sepse ka pritur të tëra pa pasur nevojë për themelimin e Ushtrisë. Vendimi është i vonuar por jo i gabuar. Republika e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Ushtrisë, me thoni ju lutëm se çka ka këtu të jashtëzakonshme? Asgjë fare nuk ka”, tha Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Tutje presidenti, ia ka përmendur shtetit serb të gjitha krimet që i kanë bërë në Kosovë.

SHPËRNDAJE