Thaçi komenton darkën me Agim Bahtirin në Mitrovicë, zbulon diçka të papritur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pak ditë pasi darkoi me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri në Mitrovicë ka thënë se ka qenë i ftuar në këtë darkë dhe se nuk kanë biseduar për çështjet politike.

Ai në një konferencë për fundvit duke komentuar idenë e kryetarit të Mitrovicës për bashkimin e komunave në këtë pjesë, ka thënë se respekton ligjshmërisë të qytetarëve në Mitrovicës.

“Kam qenë i ftuar nga miku dhe bashkëluftëtari im dhe kryetari i Kuvendit me miq të mi bashkëluftëtarë njerëz shumë të nderuar dhe të respektuar ap të cilët nuk mund të kishte as Pavarësi të Kosovës. Atë ditë i kam pasur tri ndeja priovate. Kaa qenë një ndejë shumë e mirë pa diskutime politike. E përcjellur me folklor me përjashtim që unë besoj në respektimin e ligjshmërisë të qytetarëve në Mitrovicë” tha thaçi.