Thaçi me kërkesë urgjente ndaj qeverisë Kurti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në facebook, i ka kërkuar urgjentisht qeverisë së Kosovës që të marrë masa në përputhje me kërkesat e SHBA-së.

Ai ka thënë se raportet me SHBA-në, janë të pazavendësueshme.

Postimi i plotë:

Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës. HTH