Thaçi merr edhe një goditje nga Berisha në prani të Veselit e Limajt

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit, kadri Veselin dhe zv/kryeministrin Fatmir Limaj.

Në deklaratën e tij para gazetarëve ish-kryeministri shqiptar deklaroi se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të sigurojë paqe në rajon.

Ai përsëri doli kundër presidentit Thaçi, duke deklaruar se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territore, shkruan Insajderi.

“Në anën tjetër, ndaj mendimin se integritei territorial i Kosovës, sovraniteti nuk mund të jetë në asnjë lloj rrethane temë diskutimi. Nuk mundet dhe nuk ka të drejt askush të hap diskutim për temën e kufijve. Sikundër personalisht denoncoj me forcën më të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijuar të ngjashme me Republikë Srpskanë Kosovë dhe kjo është mekanizëm, tejët i shpifur për destabilizim”, tha Berisha.

Ai i bëri thirrje partive në Kosovë që të bëhen bashkë dh eta hartojnë platformën për dialogun me Serbinë.

Këtë situatë e krahasoi me atë të Vjenës.

“Thirrja ime është që të ulen së bashku, në shembullin më të mirë të Vjenës të hartojnë kornizëm e diskutimeve për Serbinë dhe krijojnë delegacionin e përbashkët”, deklaroi Sali Berisha.