Thaçi ndryshon strategjinë: S’ka forcë që na detyron të flasim për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo mbajti edhe një konferëncë për media ku në fokus të veçantë pati fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Së pari Thaçi ka falënderuar partitë politike dhe shoqërinë civile që janë pro fazës finale të dialogut pastaj ka theksuar e riktheksuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Tha se një gjë e tillë as nuk do të diskutohet e lërë më që dikush të tentojë të realizojë këtë ndarje.

“Si president i vendit siguroj se nuk do të ketë forcë që do të na detyrojë të diskutojmë për ndarjen e Kosovës”, tha Thaçi në konferencë, transmeton Gazeta Express.

Më tej ai tha se do të punojë që marrëveshja finale të jetë në përputhshmëri me të drejtat kushtetuse dhe ligjore. Ai tha se dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB, NATO dhe BE.

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

“Që të mbyllet me njohje reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organiztatat botërore”, tha ai.

Thaçi përmendi konferencën e Rambujesë dhe arritjes së lirisë më pas konferencën e Vjenës dhe arritjen e pavarësisë. Sipas tij kur pozita dhe opozita është bërë bashkë gjithmonë ka pas rezultate të mira.

“Aty ku kemi marrë vendime të përbashkëta kemi dalë mirë si në Rambuje që fituam lirinë dhe në Vjenë pavarësinë”, tha ai./Gazeta Express

SHPËRNDAJE