Thaçi në terr informativ, askush nuk e informoi për taksën ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Limaj ka thënë se vendosja e taksës, ndonëse e vonshme, ishte e domosdoshme.

Sipas Limajt, Serbia e Bosnja e kanë shfrytëzuar Kosovën gjatë viteve të fundit.

Ai ka thënë se për taksën, Qeveria e Kosovës ka vendosur e vetme – dhe se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, s’ka qenë në dijeni.

“Nuk besoj se Thaçi ka qenë i informuar për vendosjen e taksës”, është shprehur Limaj në T7.

SHPËRNDAJE