Thaçi një ditë para shkuarjes në Hagë viziton këtë vend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, një ditë para se të shkojë në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Nderim e mirënjohje gjithmonë Presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që i dhanë jetë rezistencës paqësore në fillim dhe asaj të armatosur deri në fund.”, ka thënë Thaci në Facebook.

Ai ka thënë edhe se Kosova është ndër vendet e rralla në botë që filloi rrugën drejt lirisë me masa paqësore, dhe e përfundoi me luftë të armatosur.

“Në historinë e formimit të shteteve në botë, Kosova hyn në rastet e rralla që rrugën e formësimit të shtetit e nisi nga ideja e rezistencës paqësore dhe e mbylli në istikamet e luftës së armatosur.”, përfundoi Thaci.

SHPËRNDAJE