Thaçi takohet me komandantin e KFOR-it, ja ҫfarë biseduan

Presidenti Thaҫi sot ka takuar Lorenzo D’Addarion, komandantin e KFOR-it.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se me D’Addario ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Presidenti Thaçi thotë se e ka falënderuar komandantin D’Addario për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Njoftimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë.

SHPËRNDAJE