Thaçi takohet me Pacollin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me zv/kryeministrin e vendit, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Takimi është duke u zhvilluar në një nga restorantet e qytetit të Prishtinës. Bashkë me Thaçin e Pacollin në tavolinë gjendet edhe Bekim Çollaku, Petrit Selimi dhe Jetlir Zyberaj.

Nuk dihet qëllimi i këtij takimi, por rikujtojmë se Pacolli gjatë ditës së sotme në Kuvend ka qenë paksa i nervozuar me mos kalimin e demarkacionit.

Gjatë ditës Thaçi ka takuar edhe Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

Ndryshe seanca për demarkacionin është shtyrë për nesër në ora 10:00, pasi sot nuk kishte një dakordim mes subjekteve politike për ta votuar marrëveshjen e re

SHPËRNDAJE