“Thaçi të jap dorëheqje për ta liruar Kosovën nga një barrë”

Hajrullah Çeku, deputet i LVV-së ka thënë sot se presidenti i Kosovës, HashimThaçi është dashur ta ndjek shembullin e Ramush Haradinajt duke dhënë dorëheqje para se të shkojë në Hagë.

Gjatë një bisede në Frontal në T7, Ceku ka thënë presidenti i Kosovës, po tenton ta barazojë vetën me UÇK-në.

“Për mua vazhdon të mbetet fatkeqësi që kemi presidentin atje. Thaçi pos që po e dërgon Kosovën atje, për fat të keq po tenton me e dërguar edhe UCK-së, duke e barazuar vetën e tij me gjithë luftën e popullit për liri”, ka thënë Çeku.

Deputeti i LVV-së, ka thënë se presidenti ka pasur Haradinaj si shembull për ta ndjekur.

“Vitin e kaluar kur Haradinaj u ftua vetëm si dyshuar pas asnjë lloj kat akuze, ai dha dorëheqje dhe krijoi një standard. Ky standard duhen të ndiqet të krijohet një shembull që kushdo që përballet, ta lirojë Kosovën nga kjo përgjegjësi nga kjo barrë”, ka thënë Çeku në emision Frontal

SHPËRNDAJE