Thaçi thotë terthorazi se SHBA mbështet idenë e tij për ndryshim kufijsh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ka Kosova e ka mbështetjen e SHBA-ve për dialogun përfundimtarë me Serbinë.

Këto deklarata i pari i vendit i bëri në një postim në profilin zyrtarë në “Facebook”, pas takimit me senatorin amerikan Ron Johnson.

Presidenti ka thënë se gjatë këtyre ditëve në SHBA do të kenë mbështetjen edhe për shtimin e njohjeve të reja si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Sapo përfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.

Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut”, ka shkruar Thaçi.

SHPËRNDAJE