Thaçi transmetoi LIVE konferencën e Vuçiqit, pastaj e fshiu

Presidenti i Kosovës ka transmetuar LIVE konferencën e homologut të tij serb pas takimit në Bruksel.

Pak minuta pasi filloi transmetimi në faqen zyrtare të presidentit ajo u ndërpre.

Më pas nga kjo faqe u fshi tërësisht postimi ku kishte filluar transmetimi

Presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka udhëtuar për në Bruksel për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky dialog po udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini.

SHPËRNDAJE