Thaçi tregon qëndrimin Trump për dialogun me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka shfryëzuar vizitën në Gjermani për t’u takuar me shumë lider botëror.

Ai atje u takua me presidenti amerikan Donald Trump dhe atë të rus Vladimir Putin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij amerikan Donald Trump, gjatë shënimit të 100 vjetorit të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris.

Thaçi në Zona B të Klan Kosovës ka treguar detaje nga ky takim me presidentin amerikan.

“Në dy takimet e zhvilluara në darkën e së shtunës dhe drekën e së dielës me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump kanë qene fillimisht falënderimi për mbështetjen e tij personale si president i SHBA-ve për Kosovën, për konsolidimin e shtetit dhe vazhdimësinë e kësaj përkrahje të palëkundur nga SHBA-të për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euro-atlantike”.

I pari i vendit ka thënë se e ka njoftuar presidentin amerikan edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ka marrë përkrahje të plotë nga ai.

“Në çështjen e dialogut, e kam informuar për dialogun, negociatat dhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes por edhe për vështirësitë dhe pengesat”.

“Trump ka qenë i drejtpërdrejtë në komentin dhe mesazhin që më dha mua si president i Kosovës, më tha shumë qartë ‘e keni përkrahjen time 100 %, vazhdoni’”.

“Presidenti Trump dhe qeveria e SHBA-së janë në mbështetjetë plotë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Thaçi ka thënë se ndonëse Kosova është një shtet i vogël, për presidentin amerikan është një kauzë e madhe.

SHPËRNDAJE