Thaçi uron 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Shteti e ka obligim t’u ofrojë kushte

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, në shënimin e 20 vjetorin të Policisë së Kosovës ka thënë se këto dekada ishin plot sfida.

Thaçi në rrjetin social ‘Facebook’ përmes një postimi dedikuar 20 vjetorit të Policisë e ka kujtuar Enver Zymberin e policët të tjerë të vrarë ne dëtyrë.

‘Policët e Kosovës kanë qenë simbol i besimit, sakrificës dhe përkushtimit të pakontestueshëm për rend dhe ligj në 20 vjetët e fundit. Ky rrugëtim dy dekadash ishte plot sfida, por asnjëherë nuk mungoi gatishmëria e policëve tanë për të sakrifikuar edhe jetën në përmbushje të betimit të dhënë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Në këtë 20 vjetor e kujtojmë Enver Zymerin dhe dhjetëra policë të rënë në krye të detyrës.’

SHPËRNDAJE