Thaçi uron Erdoganin, ia prekë dorën në mënyrë të çuditshme (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka publikuar fotografitë nga përurimi i sotëm i Aeroportit të Ri të Stambollit ku u prit nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.

Thaçi në këtë event u takua edhe me liderë shtetesh tjera të Ballkanit.

Ai thotë në statusin e tij se ka uruar presidentin Erdogan për aeroportin dhe për Ditën e Republikës së Turqisë.

Në njërën prej fotografive, Thaçi shihet derisa ia mban dorën me të dyja duart presidentit turk derisa gruaja e tij pret në rend për t’i folur. /Periskopi

SHPËRNDAJE