Në pamundësi që të shfaqej me Trumpin, në pamundësi që ta nxirrte para mediave çdo zyrtar amerikan, Thaçi zgjodhi të manipulojë përsëri. Tha se Amerika e mbështet një korrigjim të lehtë të kufirit nëse ka marrëveshje me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikan në New York, i është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara përkrahin edhe përfshirjen e korrigjimit të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në rast se ajo arrihet.
“SHBA konfirmuan qartë dhe zyrtarisht që mbështesin edhe angazhimin që e kemi deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi që nënkupton njohjen reciproke, mund të përfshihet edhe demarkimi i kufirit apo korrigjimi i lehtë i kufijve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Thaçi, duke thënë se kjo do të përmbyllë një herë e përgjithmonë çështjen dhe problemin e urrejtjen mes dy vendeve.