Thaçit nuk i shërbehet pija nga BIK-u që ai paguante 500 euro për një natë | Tërnava: Merrni, merrni se adet është

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar sot myftiun e Kosovës, Naim Tërnava për t’i uruar atij dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Aty Thaçi është shërbyer me ujë dhe me një lëng.

Myftiu nuk i ka shërbyer llojin e pijeve që Thaçi gjatë kohës sa kishte qenë kryeministër kishte shpenzuar para të majme vetëm për një natë në pije alkoolike, raporton Insajderi.

Në raportimet e Kallxo, Thaçi kishte shpenzuar në faturën e datës 5 tetor 2011 në total shumën prej 1 mijë e 85 euro, kurse për 10 litra verë italiane kishte paguar shumën prej afro 500 eurove.

Thaçi si mysafir i Tërnavës është freskuar vetëm me ujë. Kujtojmë që konsumimi i pijeve alkoolike sipas besimit Islamit është e ndaluar.

Tërnava ka kërkuar edhe nga stafi shoqërues i Thaçit të freskohet me ushqim apo me ëmbëlsira.

“Merrni merrni se Bajram është, është adet ndonjë ëmbëlsirë ndonjë diçka”, u ka thënë Tërnava stafit të Thaçit.

SHPËRNDAJE