Thellohet ndarja VV – LDK

Derisa po ofrohet 24 dhjetori si datë e caktuar për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, shkruan gazeta online veriu.info.

Pas dështimit të takimit të djeshëm mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, për ndarjen e posteve, sot ka reaguar deputetja e partisë së Kurti, Arbërie Nagavci.

Arbërie Nagavci e cila ka fituar sërish postin e deputetes ka thënë se së pari duhet të dakordohen për qeverinë, pra formimin e koalicionit qeverisës e më pas të diskutojnë për pozitën e presidentit të vendit, raporton veriu.info.

Ndaj kësaj deklarate të Nagavcit ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykemete Bajrami, e cila në bashkëqeverisjen e fundit me PDK-në, kishte mbajtur pozitën e ministers së Tregtisë dhe Industrisë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.

Bajrami thotë se kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm./veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE