Theu boshtin kurrizor në Kazakistan, ky njeri është viktimë e Pacollit që në fushatë premton mirëqenie

Sa herë vijnë fushatat parazgjedhore, Behgjet Pacolli, Presidenti i AKR-së, ashtu siç e qujanë bashkëpartiakët – e ka gojën plot premtime.

Njëjtë siç ka bërë edhe ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës, ku para qytetarëve është zotuar për zhvillim ekonomik, punësime dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

“Vushtrriasit janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen e koalicionit tonë do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, e përçuam sot edhe në Vushtrri. 6 tetori do të jetë fitore e madhe”.

“Prizreni fuqishëm është rreshtuar në mbështetje të këtij projekti, për frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës”.

Por realitetit duket krejt tjetër – së paku sipas rrëfimit të ish-punëtorit të Pacollit në Kazakisatan.

Në prill të vitit 2015, Besim Zeneli pësoi aksident në Astana të Kazakistanit, derisa po punonte për kompaninë e Behgjet Pacollit, zëvendëskryeministrit në larg.

Atij përveç hospitlaizimit në Astana nuk iu ofrua asgjë, ani pse para se ta merrte rrugën i kishin thënë se ka sigurim shëndetësor.

 

Sigurimi, siç tregon ai iu bë një ditë pas rrëzimit. Gjashtë muaj pas aksidentit, atij i ofrohet një shumë prej 20 mijë euro për ta mbyllur gojën.

Prej rrëzimit në Kazakistan, Zeneli është krejtësisht i paaftë për punë. Babai i shtatë fëmijëve jeton vetëm me ndihmë sociale. Ai po pret që Gjykata të vendos drejtësi.

 

Kompanisë së Pacollit, duke se ky rast dhe disa të tilla të ngjashme, nuk i kanë bërë përshtypje. Ata pos që kanë vendosur të heshtin, kanë ndërmarrë edhe një veprim tjetër.

Kompania “Oriental Mushrooms”, në kuadër të kompanisë “Mabco Constructions” e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli, ka hapur një konkurs për 105 vende të lira të punës – në një lokacion që nuk ka leje ndërtimore.  dhe që dyshohet të jetë bërë vetëm për shkak të fushatës parazgjedhore.

Hapa e këtij konkursi është duke u kritikuar nga Komuna e Lipjanit, sipas tyre kjo po ndodh vetëm për shkak të fushatës zgjedhore. /insajderi

 

 

 

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE