Thirret mbledhja solemne për nder të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Skenderajt.

18 qershori shënon Ditën e Çlirimit të Skenderajt, me këtë rast Komuna e Skenderajt organizon një mori aktivitetesh ku njëra nga to është edhe seanca solemne të Kuvendit të Komunës, njofton Veriu.info

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Fatbardha Haliti ka dërguar thirrjen për këtë mbledhje solemne si formë e rëndësishme e shënimit të Ditës së Çlirimit, duke ja bashkangjitur edhe rendin e ditës.

Në këtë mbledhje solemne do të mbajë një fjalë rasti kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në kujtim të sakrificës shekullore për të arritur në këtë ditë. /VERIU.INFO/

SHPËRNDAJE