Thyhet xhami në laboratorin e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Shtime

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, respektivisht Këshilli Qendror Grevist njofton se greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës.

Sipas FSSHK-së deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur grevës së përgjithshme, ndërsa nga QKMF–Shtime janë informuar nga nënkryetarja e sindikatës në këtë qendër Shehrije Morina se ka ndodhur një incident ku një

qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani është duke u marr Policia e Kosovës.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të ju mbajë të informuar lidhur me mbarëvajtjen e Grevës. Njëherit kërkojmë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e FSSHK-së

SHPËRNDAJE