“Ti kqyri punët e tua” – Xhavit Haliti flet për “përpalsjen” me kryeministrin Haradinaj

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i ka komentuar rastet kur ka pasur përleshje verbale me disa nga politikanët kosovarë.

Javë më parë, derisa po drejtonte seancën, ishte vet Haliti që i dha një përgjigje “të rreptë” kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, kur ai iu afrua për t’i thënë që të përsërisë votimin.

“Ti kqyri punët e tua. Ti ki me prezantu ligjin unë kam m’i ndjekë procedurat dhe ti nuk mund të më tregosh a po i ndjeki procedurat a jo, kqyri punët e tua”, i kishte thënë Haliti Haradinajt.

“Atë i them çdo herë, dhe e porosis çdo herë, nëse do me qenë i suksesshëm secili kryeministër duhet ta ketë parasysh që Kuvendi është institucioni më i lartë i shtetit, qeveria është dhe duhet të jetë e kontrolluar nga Kuvendi, por nuk është e urdhëruar nga Kuvendi. Kryeministri i ka dyert e hapura për të komunikuar dhe për të kontaktuar me të gjitha grupet parlamentare në variantin zyrtar, dhe e ka foltoren e Kuvendit të hapur çdo herë që e kërkon fjalën. Kjo është si rregull, nuk ka ndonjë problem. Por, në momentin që kryeministri mendon që duhet ta urdhërojë kryetarin e Kuvendit, ose kryesuesin e seancës, ai bënë gabim, sepse  diçka e tillë nuk është e pranueshme në asnjë parlament të botës, bile as në ato parlamente që i kemi quajtur moniste. Të paktën vizuelisht, nuk mund të shohësh diku ndonjë rast që kryeministri e urdhëron kryetarin e kuvendit ose i thotë diçka sa i përket mënyrës së udhëheq jes. Unë do t’i reagojë çdo herë secilit, sa të jem unë në udhëheqje të seancës, që përpiqet me mu përzi në mënyrën se si e udhëheqi unë seancën”, thotë ai.

Ndërkohë që për bojkotimin që opozita po i bënë herë pas here punimeve të Kuvendit, Haliti thotë se kjo nuk po i pengon ata që të vazhdojnë me miratimin e ligjeve.

Megjithatë, ai thotë se opozita duhet të jenë në sallë, të paktën në pjesë e parë të seancës.

SHPËRNDAJE