“Tifozat Kuq e Zi” organizohen për ardhjen e Vuçiqit në Tiranë

Grupi i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” ka njoftuar se do të mbajnë një protestë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Protesta do të mbahet nesër në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Ky është njoftimi i “Tifozave Kuq e zi”:

Tifozat Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00 do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik.Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek monumenti i vëllezërve Frashëri.

SHPËRNDAJE