Tifozët shqiptarë i rrahin keq tifozët e Vardarit të Maqedonisë, vdes një tifoz maqedon

Problemet mes tifozëve shqiptarë dhe tifozëve të Vardarit nuk po ndalen në Maqedoni.

Një tifoz i Vardarit ka vdekur pasi u rrah me tre tifozë shqiptarë të Shkupit, rrahja ka ndodhur në qytetin e Shkupit, ku kanë qenë të përfshirë katër persona.

Tifozi i klubit të Vardarit nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë dhe ka ndërruar jetë, raportojnë mediat ballkanase.

Sipas raportimeve, 2 prej tifozëve shqiptarë tani tani po mbahen në Polici, për shkak të problemeve të shkaktuara rreth këtij rasti.

Tifozët shqiptarë si Ballistët dhe Shvercerat edhe në të kaluarën kanë pasur shumë probleme me tifozët e Vardarit.

Tifozët e Vardarit gjatë gjithë kohës provokojnë shqiptarët, pasi këta të fundit nuk janë në numër shumë të madh në Maqedoni.