Tomë Gashi mbron Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Avokati, Tomë Gashi, e ka mbrojtur presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se nuk duhet në asnjë formë të ngritet aktakuzë ndaj tyre, nga ana e Gjykatës Speciale.

Në një konferencë për media, Gashi, u shpreh se konfirmimi i aktakuzave ndaj tyre, do t’i sjellë dëme Kosovës.

“Mendoj se aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit që të mos konfirmohen, sepse asgjë të mirë nuk do t’i sjellin Kosovës. Konfirmimi ndaj presidentit është çështje jashtëzakonisht e rëndë, sepse goditet shteti në përgjithësi. Ne kemi pasur fat të keq që fillimisht kemi krijuar këtë gjykatë dhe aktakuza e parë ndaj presidentit”, tha avokati Gashi.