Tomë Gashi therret konferencë për media së bashku me familjen e Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi, ka thirrur konferencë për media lidhur me refuzimin e dorëzimit të raportit të ekspertizës së Astrit Dehari, nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Gashi, ka njoftuar se do të dalin para mediave së bashku me prindërit e të ndjerit Dehari, Avniun, Xhemilen dhe bashkëshorten e tij Artën.

“Pas refuzimit të Pokurorisë Themelore në Prizren për dhënien e raportit-ekspertizës të Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjnial- në gjuhen në të cilën është përpiluar, Prindrit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari së bashku me bashkëshorten e Astritit Artën dhe avokatin e tyre Tomë Gashi do të mbajnë sot më 18.10.2019 në oren 17.00h Konferncë për media në zyren e avokatit”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE