Tottenham 2-0 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve (Foto)

Tottenham Hotuspur ka fituar në derbin e Londrës ndaj Arsenalit me rezultat 2-0. Skuadra e Mauricio Pochettinos ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Arsenalit, duke vazhduar garën për titull, ndërsa Arsenalit i janë zbehur gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve. 

Golat në këtë fitore të Tottenhamit në derbin londinez u shënuan nga dy yjet angleze të momentit, Dele Alli (55’) dhe Harry Kane (58’).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar ishte mesfushori Victor Wanyama, i cili u notua me 8.0, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Gabriel Paulista, që u notua me 5.9.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka luajti për 65 minuta, por paraqitje e tij nuk ishte edhe aq superiore pasi u notua vetëm me 6.0. /Telegrafi/

Tottenham:

U dalluan edhe Tripper, Vertonghen dhe Kane

Arsenal: 

Dështuan edhe Chamberlain, Ozil dhe Montreal

SHPËRNDAJE