Tottenham e ‘tepron’ me Eriksen, i trefishon pagën që të mos largohet

Te Tottenham janë të përgatitur, ndaj me padurim presin t’i bëjnë ofertë për një kontratë të re yllit të skuadrës. Kjo kontratë do ta treshojë pagën e Christian Eriksen me nënkampionët e Europës, në përpjekje për ta joshur atë të qëndrojë, sipas “Daily Mail”.

Emri i danezit është lakuar shumë te Real Madridi gjatë gjithë verës, ashtu si edhe te Manchester United, por merkatoja në Angli është mbyllur, kështu që kjo pista e dytë është mbyllur.

Hierarkia drejtuese e “Spurs” është gati ta paguajë mesfushorin-sulmues danez deri me 200.000 stërlina në javë, një rritje e konsiderueshme, krahasuar me marrëveshjen e tij aktuale (80.000 stërlina në javë).

Sidoqoftë, Eriksen i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata aktuale dhe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me një superfuqi europiane në futboll.

SHPËRNDAJE