Trabzonspor eliminon Muriqin nga Kupa e Turqisë

Fenerbahce është eliminuar sonte nga Kupa e Turqisë nga Trabzonspor. Asgjë nuk shkoi mirë për Fenerbahçen dhe Vedat Muriqin pasi që nga minuta e 24 luajtën me një lojtarë më pak pasi që me të kuq u përjashtua Emre Belozoglu. Skuadra e Muriqit humbi me rezultat 1-3 kurse rezultati i përgjithshëm ishte 2-5 për Trabzonsportin

Trabzonspor është në finale të Kupës së Turqisë, pasi që e ka eliminuar Fenerbahçën e Vedat Muriqit me rezultat të përgjithshëm 2-5.

Gjithçka nisi më mirë për Trabzonin ku Alexander Sorloth shënoi një gol në minutën e gjashtë të takimit.

Por, derisa Fenerbahçe mori inciativën në minutën e 24-të te ndeshjes Emre Belozogly ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar kështu nga loja.

Megjithatë, Fenebahçe kthehet në lojë pas një supergoli të Denis Turuc në minutën e 42-të te ndeshjes.

Në pjesën e dytë Fenerbahçe u mundua të kthehet në lojë por ata filluan të lodhen dhe kjo u pa në minutat e fundit ku Trabzonspor shënoi edhe dy gola të tjerë.

Sorloth do të shënonte gol në minutën e 83-të kurse në minutat shtesë këtë takim do ta vuloste Filip Novak ku do të shënonte golin e tretë.

Trabzonspor e kishte fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Fenerbahçes me rezultat 2-1 pak para shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Trabzonspor do ta pret në finale fituesin e çiftit Alanyaspor-Antalyaspor, ndeshje që do të zhvillohet nesër.