Tragjike: Kaq persona vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 6 pacientë të tjerë që janë prekur me COVID-19. Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike del se 145 pacientë të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus ndërsa janë shëruar edhe 171 pacientë. Është shënuar rekord i testimeve ku në 24 orët e fundit janë marrë 562 mostra.

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën për media nga qyteti i Vushtrrisë kanë njoftuar për nga Covid-19 në 24-orëshin e fundit.

Ramadani ka thënë se 562 mostra janë testuar nga ta 145 pozitive kurse janë shëruar 171 pacientë

“Gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 562 mostra, numri total 145 raste pozitive, 171 pacientë janë shëruar”, ka thënë Ramadani.