Tragjike: Kosovari 61 vjeçar vdes derisa po punonte në Zvicër

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Të martën në mesditë ka ndodhur një tragjedi në një kantierë ndërtimi në komunën Wilderswil të Zvicrës.

Një mjeshtër nga Kosova (61) është plagosur për vdekje shkruan media zvicerane “JF”. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, e cila ka pranuar thirrje rreth orës 11:30. 61 vjeçari me banim ishte nga Berna.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Sipas njohurive të deritanishme i ndjeri merrej kryesisht me shtruarjen e rrugëve, përcjell albinfo.ch. Gjatë punës së sotme, ai mori plagë vdekjeprurëse nga goditja me një pllakë çeliku.

61 vjeçari nuk u mbijetoi plagëve përkundër ndërhyrjes së shpejtë nga ambulanca dhe skuadrës Rega.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE