Tragjike: Ndërron jetë 24 vjeçari në këtë qytet të Kosovës pasi u rrëzua nga kali

Një 24 vjeçar me inicialet M.M nga fshati Bresanë komuna e Dragashit, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme gjersa ishte duke kalëruar.

Zëdhënësi i Policisë së për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se është i riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve që kishte marrë nga rrëzimi.

“Policia e ka marr lajmin gjatë orës 16:40. Personi në fjalë nuk ka mundur t’iu mbijetonte plagëve që kishte marr pas rrëzimit nga kali. Mjeku kujdestar e ka konstatuar humbjen e jetes se tij”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se trupi do t’iu kthehet familjarëve pasi që është cilësuar si humbje aksidentale e jetes.

SHPËRNDAJE