Tragjike: Vdes modelja 14-vjeçare në skenë, shokohen të gjithë

Agjencia kineze e modelimit ka mohuar pretendimet se modelja adoleshente ruse ka vdekur nga “mbingarkesa”, transmeton Klan Kosova.

Vlada Dzyuba, 14, ka vdekur në pasarelë gjatë një shfaqjeje në Shanghai. Ajo është rrëzuar gjatë shfaqjes dhe ka qenë në koma dy ditë para se të vdiste.

Gazeta shtetërore kineze Global Times tha se ajo vdiq nga helmimi me gjak. Siberian Times, një gazetë në gjuhën angleze në Rusi, pretendon se adoleshentja, nga qyteti rus i Perm, vdiq nga meningjiti. Pretendohet se ajo nuk ishte pranuar në spital për trajtim sepse nuk kishte sigurim shëndetësor, pavarësisht se ishte në një kontratë tremujore me një agjenci të shquar të modelimit kinez.
https://www.youtube.com/watch?v=WZE3fqeWqRA