Trajneri i Anglisë i ngazëllyer nga ajo që ka parë në Kosovë: Jemi të nderuar, na keni dhënë ndjenjë të veçantë

Trajneri i Anglisë i ngazëllyer nga ajo që ka parë në Kosovë: Jemi të nderuar, na keni dhënë ndjenjë të veçantë

Anglia po mbanë konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës.

Konferenca e anglezëve po mbahet në “Emerald”.

Interesimi i mediave vendore është i jashtëzakonshëm.

Dhjetëra mediume janë të pranishme në konferencë.

Përzgjedhësi Gareth Southgate ka treguar respekt maksimal për Kosovën.

“Jemi të nderuar që jemi në Kosovë. Ka pasur shumë qytetar që na kanë pritur. Ka pasur edhe ushtarë dhe na kanë dhënë një ndjenjë të veçantë”, deklaroi Southgate.

“Ne e kemi sigurust kualifikimin por megjithatë renditja në tabel ka shumë rëndësi dhe ky është motivi që të fitojmë nesër”.

“ Mosha mesatare e skuadrës time ëahtë 23 të gjitha e dashurojnë futbollin dhe dëshirojnë ta tregojnë vendin. Kjo është që më bënë të ndihem mirë”, u shpreh ai.

Kosovë-Angli fillon prej orës 18:00.

SHPËRNDAJE