Trajneri i Çekisë “kërcënon” Kosovën: Do të fitojmë

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot, kur e publikoi listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit u shpreh optimist se do të arrijë të sigurojë fitore kundër Kosovës.

“Me Kosovën është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne, prandaj do t’i hyjmë takimit me motivimin më të madh të mundshëm. Besoj se do të arrijmë fitoren”, deklaroi Silhavy para gazetarëve.

“Ne e dimë çfarë do të presim nga ndeshja me Kosovën, prandaj besojmë se do të jemi të gatshëm për ta menaxhuar takimin”, deklaroi Silhavy.

Përballja mes Çekisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor në “Doosan Arena”, do të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

SHPËRNDAJE