Trajneri i Çekisë: Muriqi ishte i pandalshëm, s’dinim çfarë të bënim me të

Trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy, e ka pranuar se skuadra e tij nuk kishte se si ta ndalte sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Trajneri i Çekisë, Silhavy, ka thënë se 24 vjeçari ishte i pandalshëm në ndeshjën që u zhvillua dje.

“Për më tepër, sulmuesi Muriqi ishte i pandalshëm, nuk dinim çfarë të bënim me të”, tha Silhavy.

“Kundërshtari luajti me entuziazëm dhe me përkrahje të tifozëve. Ata prisnim gabimet tona, të cilat kanë mundur t’i shfrytëzonin falë lojtarëve të shpejtë”, shtoi ai.

Pas kësaj fitore, Kosova ka marrë edhe pozitën e liderit në Grupin A. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, ‘Dardanët’ kanë 8 pikë, 2 fitore dhe 2 barazime, duke vazhduar ëndrrën drejt kualifikimit për në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Pas tyre renditet Anglia, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndryshe, Kosova takohet pas tre ditësh(10 shtator) pikërisht me Anglinë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE