Trajneri i Çekisë nuk i frikësohet Kosovës dhe atmosferës në “Fadil Vokrri”

Jaroslav Silhavy, trajneri i Çekisë, mendon se të besuarit të tij do të bëjnë paraqitje të kënaqshme në ‘Fadil Vokrri’.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është shndërruar në një vend frikësues për gjitha skuadrat që përballen me Kosovën, pasi “Dardanët” nuk dinë për humbje në Prishtinë.

Lidhur me atmosferën që tifozët krijojnë në “Fadil Vokrri”, u pyet edhe trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, i cili duket se nuk i frikësohet “Dardanëve”.

“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ne presim ndeshje të mirë nga ana jonë”, ka thënë Silhavy.

Kundër Çekisë, Kosova do të zbresë në “Fadil Vokrri” pa Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën – që të gjithë të dëmtuar.

SHPËRNDAJE