Trajneri i Malit të Zi përgëzon Kosovën: Fitore e merituar

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, ka uruar Kosovën për fitoren e mbrëmshme kundër klubit të cilin ai po menaxhon.

Hadzibegic tha se ‘Dardanët’ i merituan plotësisht tre pikët e ndeshjes, duke shtuar se skuadra e tij ka cilësi të dalë nga kriza.

“E përgëzoj Kosovën për fitoren e merituar. Është një skuadër e mirë. Ata e përdorën me aftësi freskinë e tyre, edhe mentalisht edhe fizikisht. Jam i lumtur që luajtëm më mirë në pjesën e dytë sesa në të parën. Kjo e dëshmon se ne e kemi cilësinë për të dale nga kriza”, u shpreh Hadzibegic.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor, ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Kosovës në Grupin A.

SHPËRNDAJE