Trajneri kroat zbulon detaje nga nata e mbrëmshme: Ky lojtar nuk guxoi të merrte përgjegjësinë për të goditur penalltinë

Kombëtarja e Kroacisë mbrëmë ka fituar ndaj Rusisë me rezultatin 4-3, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Kroacia me këtë fitore ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku do të takohet me Anglinë e Gareth Southgate, shkruan GazetaBlic

……………………………………………………………………………………………………………..
Ylli i Kroacisë provokon rëndë Putinin, mund të dsikualifikohet nga gjysmëfinalja

……………………………………………………………………………………………………………..

Trajneri i Kroacisë pas përfundimit të takimit ka zbuluar se ka pasur paksa probleme me përzgjedhjen e lojtarëve për të goditur penalltinë, pasi Pivaric nuk ishte i gatshëm të merrte përgjegjësinë.

“Ishte si herën e fundit, kam bërë një ndryshim, ka pasur pak problem me interpretuesin e penalltisë, Pivaric nuk ishte i gatshëm, por Vida tha se do të merrte përgjegjësinë”, zbuloi trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic.

Kombëtarja e Kroacisë tani do të ndeshet me kombëtaren e Anglisë të mërkurën me fillim nga ora 20:00.

SHPËRNDAJE