Trajneri serb i thur lavde Xhakës dhe Shaqirit

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, beson se skuadra e tij përfiton nga fakti që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajnë në klube të mëdha si Liverpooli dhe Arsenali.

Xherdan Shaqiri i ndihmoi Liverpoolit ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve fundjavën e kaluar, por kontributi i tij i nga minuta e parë në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales kundër Barcelonës ishte diçka e rrallë, pasi që 27-vjeçari nuk pati vend në formacionin startues shpeshherë gjatë sezonit, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Xhaka është i rregullt në formacionin e parë të Unai Emeryt në Arsenal, mirëpo paraqitjet e tij janë kritikuar shpeshherë nga tifozët. Klubi i tij e mbylli sezonin me disfatë me rezulta 4:1 në finale të Ligës së Evropës kundër Chelseat.

“Xhaka është lojtar shumë i vlefshëm për ne. Xhaka është një lojtar që sjell baraspeshë në skuadër. Ai është me fat edhe që luan me dhjetë lojtarë të tjerë të mrekullueshëm”, ka thënë Petkovic, para ndeshjes së Zvicrës kundër Portugalisë në gjysmëfinale të Finaleve të Ligës së Kombeve.

“Sa i përket Arsenalit, nuk dua të them shumë fjalë. Unë e pashë ndeshjen e fundit, finalen e Ligës së Evropës. Graniti ishte ndër lojtarët më të mirë. E ardhmja e tij është punë e tij dhe e klubit”.

Shaqiri ka bërë të ditur se ai do të qëndrojë përfundimisht në Anfield dhe Petkovici e ka sqaruar se lojtari iu bashkua skuadrës së tij në formë mbresëlënëse këtë javë.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për Shaqirin në Liverpool. E kam parë atë gjatë seancave stërvitore dhe ai ishte në formë të mirë dhe i freskët. Kjo e tregon fuqinë e tij mendore në futboll”.

“Për ne si skuadër është e mrekullueshme të kesh lojtarë që kanë pasur përvoja të mrekullueshme. Fakti që Shaqiri e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve është e mrekullueshme. Të gjitha këto përvoja na forcojnë ne si skuadër”.

“Shaqiri u kthye dhe ai ishte shumë euforik. Tani jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme”.

SHPËRNDAJE