“Transformimi i FSK-së në ushtri po përgatitet në Bondsteel”

I dërguari i Rusisë në OSBE, Aleksandar Lukasheviq gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate, e cila po mbahet në Vjenë të Austrisë foli edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, në veçanti për tansformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Lukasheviq tha se sipas tij kampi ushtarak amerikan “Bondsteel” në Kosovë po e shkelë Rezolutën 1244, sepse përveç trajnimit të ushtarëve amerikanë, po përgatitet edhe transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se transformimi në ushtri po ndodh për ta devijuar vëmendjen nga një zgjidhje e mundshme mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, transformimi i FSK-së do të nxisë tensione në Ballkanin Perëndimor.

I dërguari rus komentoi edhe Gjykatën Speciale në Hagë, ku tha se ka pak progres në punën e saj. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE