Transportonte ushqim pa afat për fëmijë, ja çka ndodhi me qytetarin nga Prizreni

Një person nga Prizreni është kapur nga Inspektoriati për ushqim në Komunën e Vitisë, derisa po transportonte ushqim pa afat për fëmijë.

I njejti punonte ilegalisht.

Ky konfiskim ndodhi në bashkëpunim me stacionin policor në Viti, pasi kishin pranuar informacione se një person nga Prizreni me veturën e tij të llojit Pikap, po ushtronte atë detyrë në mënyrë ilegale, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Inspektoratit Skender Ahmeti, ka treguar se policia kanë intervistuar të dyshuarin i cili ka transportuar edhe lojëra të dyshimta pa dokumente përkatëse.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti po hetohet.

SHPËRNDAJE