Tre të plagosur në Runik të Skenderajt, në mesin e tyre edhe një femër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:10 në Runik të Skenderajt, ku janë plagosur tre persona, bëjnë të ditur burime të portalit Veriu.info.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se fillimisht është raportuar për dy plagosur, pastaj është raportuar për tre të plasogur.

“Policia është duke dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kemi informacione më shumë”, tha zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.

Veriu.info mëson se në mesin e të plagosurve është edhe një femër./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE